Politike

Hasani: Qëndrojmë krah Kosovës për të parandaluar çdo kërcënim të jashtëm

Hasani mbështeti fjalën e Përfaqëueses së Përhershme të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda-Thomas Grwnfield në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

9 Shkurt 2024, 15:05 Nga S.N
Hasani: Qëndrojmë krah Kosovës për të parandaluar
Igli Hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë një postim në rrjetin soçial X sa i përket tensioneve në Kosovë. Hasani ka deklaruar se qëndron afër Kosovës për të parandaluar çdo kërcënim të jashtëm.

Hasani mbështeti fjalën e Përfaqëuese së Përhershme të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda-Thomas Grwnfield në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ajo tha se ka kërcënime ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës.

Postimi i Plotë i Igli Hasanit:

Si Linda Thomas-Greenfield vuri në dukje dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ka "kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës".

Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë.

Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t'i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë.

igli hasani kosova

Sondazh

Poll