Bota

Përshkallëzohen luftimet në Kongo/ Mijëra persona kërkojnë strehim në spital

Nga luftimet në provincën veriore të Republikës Demokratike të Kongos, 2500 njerëz përfshirë fëmijë janë strehuar në një spital rreth 100 km nga kryeqyteti.

9 Shkurt 2024, 11:08 Nga S.N
Përshkallëzohen luftimet në Kongo/ Mijëra persona
Foto Ilustrim

KONGO- Pas përshkallëzimit të luftimeve midis grupit rebel M23 dhe ushtrisë kongoleze, mijëra njerëz po kërkojnë strehim brenda një spitali të mbingarkuar. Nga luftimet në provincën veriore të Republikës Demokratike të Kongos, 2500 njerëz përfshirë fëmijë janë strehuar në një spital rreth 100 km nga kryeqyteti.

Teksa vala e luftimeve midis grupit rebel dhe ushtrisë kongoleze intensifikohet, shumë civilë po largohen. Mësohet se 150 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për operacionet e paqes, Jean-Pierre Lacroix, viziotoi provincën këtë javë. Ai i bëri thirrje grupit M23 që të ndërpresë menjëherë ofensivën e tij. Misioni paqeruajtës i OKB-Së në Afrikën Qëndrore, do të përfundojë këtë vit. Protestuesit kanë dalë në rrugë për të kërkuar tërheqjen e forcave të OKB-së, pasi thonë se ka dështuar të frenojë grupet rebele, përfshirë M23.

 

republika demokratike e kongos

Sondazh

Poll