Bota

Çështja e dinarit në Këshillin e Sigurimit/ Mediat serbe censurojnë Kurtin, ndërpresin transmetimin sapo ai nis fjalimin

Këtë situatë e ka njoftuar Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë me dijë se në televizionin shtetëror të Serbisë transmetimi është ndërprerë sapo fjalën e ka marrë Kurti.

9 Shkurt 2024, 08:35 Nga N.F
Çështja e dinarit në Këshillin e Sigurimit/ Mediat serbe
Albin Kurti

SHBA- Në seancën e djeshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është diskutuar në lidhje me çështjen e dinarit në Kosovë. Kjo seancë u zhvillua pas kërkesës së Serbisë pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës ku hodhën akuza ndaj Kurtit se vendimi për heqjen e dinarit serb po ndëshkon popullatën serbe në Kosovë teksa Vuçiç listoi grupimet e popullatës serbe në Kosovë që preken nga ky vendim.

Diskutimi është transmetuar drejtpërdrejt ndërkohë që Kosovën e ka përfaqësuar kryeministri Albin Kurti e Serbinë presidenti, Aleksandar Vuçiç. Edhe pse Serbia ka kërkuar seancë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mesa duket Serbia nuk i ka tranmetuar replikat e Kurtit. Këtë situatë e ka njoftuar Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu i cili përmes një postimi në Facebook ku ka bërë me dijë se në televizionin shtetëror të Serbisë transmetimi është ndërprerë sapo fjalën e ka marrë Kurti. Kadiu këtë situatë e ka përshkruar si censurë.

“Në Serbi transmetimi është ndërprerë me fillimin e fjalimit të kryeministrit Kurti. Aq shumë për lirinë e medias dhe informacionin në Serbi. Censura. Fatkeqësisht, serbët atje nuk janë në gjendje të dëgjojnë për realitetin dhe të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shtet progresiv dhe demokratik," shkruan Kadiu.

kurti vucic okb

Sondazh

Poll