Bota

Nga anëtarësimi i Rusisë në NATO e deri te lufta në Ukrainë/ Putin në intervistën me Clarson: Nuk kemi asnjë interes për të sulmuar Poloninë apo Letoninë

Putin shtoi se pyeti presidentin në largim Clinton nëse vendi i tij mund t'i bashkohej aleancës kur ai vizitoi Kremlinin në vitin 2000.

9 Shkurt 2024, 09:02 Nga N.F
Nga anëtarësimi i Rusisë në NATO e deri te lufta në
Tucker Carlson dhe Vladimir Putin

RUSI- Gjatë një interviste të gjatë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson presidenti rus, Vladimir Putin tha se Bill Clinton e ka mashtruar atë rreth anëtarësimit të mundshëm të Rusisë në NATO dy dekada më parë. Putin shtoi se pyeti presidentin në largim Clinton nëse vendi i tij mund t'i bashkohej aleancës kur ai vizitoi Kremlinin në vitin 2000.

Ai pretendon se  Clinton fillimisht sugjeroi se ai besonte se kjo do të ishte e mundur, përpara se të kthehej në deklaratën më vonë po atë mbrëmje.

 "Unë e pyeta: "Bill, a mendon se nëse Rusia do të kërkonte të anëtarësohej në NATO, a mendon se do të ndodhte? Papritmas ai tha: "E dini, është interesante. Unë mendoj kështu". Por në mbrëmje, kur u takuam për darkë, ai tha: "E dini, kam folur me ekipin tim, jo, nuk është e mundur tani," tha Putin.

Në një bisedë që zgjati më shumë se dy orë, Putin foli gjerësisht për pikëpamjen e tij për historinë ruse dhe marrëdhëniet e kombit me Ukrainën nga shekulli i nëntë deri në ditët e sotme, shkruan Fox News.

Në temën e luftës në Ukrainë , ai  tha se do të ishte i përgatitur të negocionte një paqe me Volodymyr Zelenskyy por shtoi se Rusia ende nuk i kishte arritur qëllimet e saj në vend duke përfshirë "denazifikimin".

"Ne kurrë nuk kemi refuzuar negociatat me të vërtetë. Ne dëgjojmë gjatë gjithë kohës, a është gati Rusia? Po. Ne nuk kemi refuzuar. Ishin ata që refuzuan publikisht. Epo, le të anulojë dekretin e tij [për të mos negociuar me Rusinë] dhe të hyjë në negociata. Ne kurrë nuk kemi refuzuar," shtoi Putin.

Presidenti rus tha më tej se ai nuk mund të mbante mend herën e fundit kur foli me Presidentin Biden dhe se humbja ruse në fushën e betejës ishte e pamundur.

"Deri më tani, ka pasur zhurmë dhe ulërima për shkaktimin e një disfate strategjike ndaj Rusisë në fushën e betejës. Por tai ata me sa duket po kuptojnë se është e vështirë të arrihet, nëse është e mundur, fare. Për mendimin tim, është e pamundur me definicion. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Më duket se tani ata që janë në pushtet në Perëndim e kanë kuptuar këtë gjithashtu," u përgjigj kreu i Rusisë.

Putin gjithashtu tha se ai nuk kishte asnjë interes për të sulmuar Poloninë apo Letoninë, duke thënë se do ta bënte këtë vetëm nëse secili prej vendeve do të sulmonte Rusinë.

"Është kundër sensit të përbashkët të përfshihesh në një lloj lufte globale dhe një luftë globale do ta çojë gjithë njerëzimin në prag të shkatërrimit. Është e qartë," tha ai.

 

tucker carlson putin bill clinton nato

Sondazh

Poll