Çështja e dinarit në Këshillin e Sigurimit/ Kosova dhe Serbia "përplasje" gjatë seancës, VOA: Kurti dhe Vuçiç shkëmbyen akuza të rënda
SeancA e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara SHBA- Në seancën e Këshillit të Si...
Hakerët e drejtuar nga Garda Revolucionare e Iranit ndërhynë në platformat në internet në Emiratet e Bashkuara dhe transmetuan në dhjetor një emision lajmesh të prodhuar me inteligjencën artificiale.
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Hakerë të mbështetur nga shteti iranian ndërprenë transmetimin televiziv në Emiratet e Bashkuara Arabe për të transmetuar një lajm të rremë në lidhje me luftën Izrael-Hamas, njoftoi kompania Microsoft.
Hakerët e drejtuar nga Garda Revolucionare e Iranit ndërhynë në platformat në internet në Emiratet e Bashkuara dhe transmetuan në dhjetor një emision lajmesh të prodhuar me inteligjencën artificiale. Spikeri i rremë i lajmeve tregoi foto të pavërtetuara që tha se tregonin palestinezë të plagosur dhe të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë.
Një mesazh që pasoi për kanalet e sulmuara thoshte se “nuk patëm zgjidhje tjetër, përveç se të bënim pirateri kibernetike për t’jua dhënë këtë mesazh”, njoftoi gazeta me seli në Dubai, “Khaleej Times”.
“Ky shënon operacionin e parë të influencës së Iranit kur Microsoft-i ka pikasur se inteligjenca artificiale ka luajtur një rol kyç në mesazhin e dhënë dhe është një shembull i zgjerimit të shpejtë dhe domethënës të operacioneve iraniane, që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas”, thuhet në një mesazh të publikuar nga kompania Microsoft.
Ministria e Jashtme e Iranit nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës nëpërmjet së cilës u kërkuan komentet e tyre. Duke kaluar përtej Emirateve të Bashkuara Arabe, efektet e ndërhyrjes u ndjenë deri tek audiencat në Britani dhe Kanada, tha kompania Microsoft. Këto incidente nënvizojnë përpjekjet më të gjera të Teheranit për të influencuar opinionin publik, tha kompania Microsoft. Me një kombinim sulmesh kibernetike dhe fushatash propagandistike, qeveria iraniane është përpjekur ta dobësojë Izraelin dhe të ndihmojë Hamasin që nga 7 tetori kur Hamasi filloi sulmin ndaj Izraelit jugor, thuhet në raport.
“Puna e Iranit në mbështetje të Hamasit duket se i shërben imazhit të influencës në skenën globale, si dhe duke ndikuar më konkretisht”, thuhet në raportin e kompanisë Microsoft.
Kompania Microsoft paralajmëroi se Teherani mund të përdorë inteligjencën artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti. Në vitin 2020, Irani bëri disa operacione kibernetike që synuan të shkaktonin dhunë ndaj zyrtarëve amerikanë dhe të përçanin votuesit. Incidentet e identifikuara nga Microsoft-i nxjerrin në pah gjithashtu shqetësimet më të gjera të ekspertëve të teknologjisë, se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të shumëfishuar përhapjen e dezinformimit.
Pamjet e rreme të prodhuara me inteligjencën artificiale kanë kopjuar imazhin e spikereve të ndryshme të lajmeve – përfshirë disa nga Zëri i Amerikës – si një mënyrë për të përhapur histori false dhe për të mbjellë mungesë besimi tek lajmet, thonë analistët.
Marrë nga VOA
SeancA e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara SHBA- Në seancën e Këshillit të Si...
Albin Kurti SHBA- Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka përmbyllur me fjalimin e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, punimet e sontme t&eu...
SHBA- Në seancën që po zhvillohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York, ka mbajtur të njëjtim q&eu...
Oleksandr Syrskiy UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ka emëruar Oleksandr Syrskiy në postin e komandantit të përgjithsh...
linda thomas greenfield SHBA- Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka thënë se SHBA ka shprehur vërej...
foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë duket e prirur të refuzojë përpjekjet për të mbajtur jashtë zgjedhjeve ish-Preside...
turcker carlson, vladimir putin RUSI- Intervista e shumëpritur e presidentit rus Vladimir Putin me personalitetin konservator të medias amerikane...
Joe Biden UASHINGTON – Presidenti Joe Biden mori me vete dokumente të klasifikuara për luftën e Shteteve të Bashkuara në Afg...
Biden SHBA- Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së (FCC) ka njoftuar se po ndalon thirrjet e automatizuara me zëra të int...
albin kurti SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në OKB se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës...