Bota

A kishte gisht SHBA-ja në shkarkimin e Zaluzhnyt? Kirby: Nuk është e vërtetë, ishte vendimi i presidentit Zelensky

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në reagimin e tij ka shpjeguar se SHBA nuk ka "gisht" në shkarkimin e Zaluzhnyt ndërsa shtoi se ky është vendimi i Zelensky-t.

9 Shkurt 2024, 08:24 Nga N.F
A kishte gisht SHBA-ja në shkarkimin e Zaluzhnyt? Kirby: Nuk
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë

SHBA- Uashingtoni ka reaguar pas shkarkimit të shefit të ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhnyt dhe emërimit të Oleksandr Syrskyt. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në reagimin e tij ka shpjeguar se SHBA nuk ka "gisht" në shkarkimin e Zaluzhnyt ndërsa shtoi se ky është vendimi i Zelensky-t.

“Presidenti Zelensky është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura. Ai vendos se kush do të jetë lider i ushtrisë së tij. Kjo është ajo që ka të bëjë me kontrollin civil. Ne e dimë këtë dhe do të punojmë me këdo që ai e ka në krye të ushtrisë së tij”, pohoi ai.

“Ne flasim me homologët tanë ukrainas gjatë gjithë kohës, por nuk është e vërtetë se ne kishim gisht në këtë. Ky është vendimi i presidentit Zelenskyt. Nuk kishte asnjë kërkesë nga qeveria ukrainase që na udhëheqim këtë proces,” shtoi ai.

valery zaluzhny johb kirby shba ukraine

Sondazh

Poll