Bota

Donald Trump drejt garës për Shtëpinë e Bardhë/ Ish-Presidenti shënon fitore të madhe në Nevada

Trump ka fituar garat në tre shtete, duke e bërë atë kanditatin më të mundshëm republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

9 Shkurt 2024, 10:42 Nga S.N
Donald Trump drejt garës për Shtëpinë e Bardhë/
Donald Trump

SHBA- Ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka fituar grupin e plotë republikan në shtetin e Nevadës. I vetmi sfidues i Trump në fletëvotim ishte Ryan Binkley, me të cilin pati një diferencë të madhe në fitore.

Trump do të marrë të gjithë 26 delegatët e Nevadës. Rezultatet fillestare të raportuara nga CNN treguan se ish-presidenti fitoi 99% të votave.

Trump ka fituar garat në tre shtete, duke e bërë atë kanditatin më të mundshëm republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. E vetmja sfiduese serioze e Trump është ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e cila zgjodhi që të mos merte pjesë në grupin parlamentar të Nevadës por të paraqitej në votimin parësor të shtetit.

Pavarësisht tre humbjeve Nikki Haley është zotuar të luftojë , duke argumentuar se mbështetësit republikanë duan të shohin një alternativë ndaj Donald Trump.

donald trump nevada shba

Sondazh

Poll