Bota

4 të vdekur në Indi, shkaku përleshjet për prishjen e një xhamie nga autoritetet

Përleshja filloi pasi autoritetet shkatërruan një xhami sepse pretendonin se ajo ishte ndërtuar ilegalisht.

9 Shkurt 2024, 10:22 Nga S.N
4 të vdekur në Indi, shkaku përleshjet për prishjen e
Pamje nga vendngjarja

INDI- Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e dhunës, në një shtet verior të Indisë. Përleshja filloi pasi autoritetet shkatërruan një xhami sepse pretendonin se ajo ishte ndërtuar ilegalisht.

Autoritetet thanë se aksioni nisi për të pastruar ndërtimet e paligjshme. Në zonë ndodhej një xhami dhe një shkollë fetare. Myslimanët që ishin duke u falur në xhami thanë se janë shënjestruar padrejtësisht nga autoritetet.

Nga përleshja e shpërthyer mbrëmjen e së enjtes u plagosën qindra protestues dhe efektivë të policisë. Protestusit u vunë zjarrin makinave dhe gjuanin me gurë. Për të zbrapsur protestuesit policia hodhi gaz lotësjellës.

Magjistratura e qarkut tha se xhamia dhe medreseja u shkatërruan pasi ishin ndërtuar në tokë qeveritare dhe nuk ishin të regjistruara si strukturë fetare. Ndërsa grupet nacionale thonë se janë shënjestruar nga qeveria nacinaliste hindu dhe akuzojnë kryeministrin për polarizim fetar.  

indi hindu

Sondazh

Poll