Bota

Shtyhet mbyllja e kufirit Rusi-Finlandë deri në 14 prill

Finlanda ka akuzuar Moskën se ka drejtuar emigrantët drejt kufirit të saj, por këto akuza u mohuan nga Rusia.

8 Shkurt 2024, 15:46 Nga S.N
Shtyhet mbyllja e kufirit Rusi-Finlandë deri në 14 prill
Pamje nga kufiri Rusi-Finlandë

FINLANDË- Finlanda ka njoftuar zgjatjen e mbylljes së pikave kufitare me Rusinë deri në 14 prill. Në fund të vitit të kaluar Finlanda mbylli kufirin e saj lindor me Rusinë, pas një numri të madh të njerëzve që mbërrinin nga Siria dhe Somalia. Finlanda ka akuzuar Moskën se ka drejtuar emigrantët drejt kufirit të saj, por këto akuza u mohuan nga Rusia.

Autoritetet finlandeze thonë se një numër i madh emigrantësh do të mbërrijnë nga Rusia nëse qeveria heq mbylljen e pikave të kalimit."Ka të paktën qindra, por ndoshta mijëra emigrantë pranë anës ruse të kufirit që presin një mundësi për të vazhduar udhëtimin e tyre në Finlandë," tha ministrja e Brendshme Marie Radtanen.

Mbi 1 mijë azilkërkues mbërritën në Finlandë nga Rusia vitin e kaluar brenda vetëm 4 muajsh, sipas autoriteteve kufitare finlandeze.

finlanda rusia

Sondazh

Poll