Bota

"Hakmarrje përfundimtare", vrau dhe hëngri për drekë ariun që e sulmoi

Gjuetari ia kushton jetën djalit të tij adoleshent Evert, i cili në një përpjekje për të shpëtuar të atin e brutalizuar, goditi me grusht ariun në kokë duke zemëruar bishën dhe duke penguar sulmin.

8 Shkurt 2024, 14:19 Nga S.B
"Hakmarrje përfundimtare", vrau dhe hëngri për
foto ilustruese

SUEDI- Një baba i cili bashkë me të birin u sulmuan nga një ari në një pyll në Suedi, morën atë që ata e përshkruan si 'hakmarrje përfundimtare' duke e qëlluar për vdekje ariun dhe duke e kthyer në mish për kebab dhe takos. Pär Sundström, 42 vjeç, pësoi lëndime të rënda dhe iu desh t'i nënshtrohej një rindërtimi të fytyrës me kirurgji pasi ariu e përplasi ne tokë dhe e kafshoi në faqe në sulmin e Ljusdal, në Suedinë qendrore, gushtin e kaluar. Gjuetari ia kushton jetën djalit të tij adoleshent Evert, i cili në një përpjekje për të shpëtuar të atin e brutalizuar, goditi me grusht ariun në kokë duke zemëruar bishën dhe duke penguar sulmin.

Kafsha iu drejtua Evertit, duke kafshuar krahun e tij dhe duke e hedhur përreth si të ishte një kukull prej lecke, por kjo i dha Pär-it të gjakosur kohë të mjaftueshme për të kapur pushkën e tij dhe për të qëlluar për vdekje ariun. Pär u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtrua një sërë operacionesh për të shpëtuar fytyrën e tij, ndërsa Evert iu nënshtrua trajtimit e krahut të dëmtuar. Gjuetarët e tjerë qëndruan në pyll për të përpunuar ariun, duke paketuar mish të mjaftueshëm për të mbushur frigoriferin e familjes për muaj të tërë dhe për të bërë kebabë, tako dhe gulash.

"Hakmarrje përfundimtare", vrau dhe hëngri për
Pär Sundström

“Mbushja e një taco me mishin e një ariu që më kafshoi në fytyrë ishte me të vërtetë hakmarrja më e madhe në sytë e mi”, tha Pär me gëzim për të përditshmen suedeze Aftonbladet.

Suedia ka një popullsi prej rreth 3,000 arinjsh kafë, një nga popullatat më të dendura të arinjve në Evropë. Këto krijesa madhështore banojnë në pyjet e dendura dhe rajonet malore të Suedisë, kryesisht në pjesët qendrore dhe veriore të vendit, ku enden në territore të gjera në kërkim të ushqimit dhe habitateve të përshtatshme. Edhe pse ata qëndrojnë kryesisht larg njerëzve, ka pasur disa raste të sulmeve të arinjve në Suedi, kryesisht nga arushat femra që kanë frikë për sigurinë e këlyshëve të tyre.

"Hakmarrje përfundimtare", vrau dhe hëngri për
djali i Pär Sundström

Në vendet nordike si Suedia, gjuetia e arinjve është një traditë popullore e rrënjosur thellë në folklorin dhe praktikat kulturore, dhe menaxhimi i popullsisë së arinjve është një pjesë e rëndësishme e ruajtjes së ekosistemit. Mishi i ariut, edhe pse jo aq i popullarizuar sa mishrat e tjerë të gjahut, është i njohur për aromën e tij të pasur, të shijshme dhe strukturën e butë .

Siç tha vetë Pär: Mishi është i errët, i trashë, i ëmbël dhe kërkon shumë erëza. Ky ari jetonte kryesisht me barëra dhe barishte; mishi është i mirë për t'u ngrënë.

suedi ariu sulmon

Sondazh

Poll