Bota

OKB: Koreja e Veriut qëndron pas sulmeve kibernetike, nga të cilat ka fituar 3 miliardë dollarë

 Komiteti po heton 58 sulme të dyshuara nga Koreja e Veriut ndaj kompanive të lidhura me kriptovalutat.

8 Shkurt 2024, 14:22 Nga S.N

 

OKB: Koreja e Veriut qëndron pas sulmeve kibernetike, nga të cilat ka
Foto Ilustrim

SHBA- Monitorusit e OKB-së dyshojnë se Koreja e Veriut qëndron pas sulmeve kibernetike. Nga këto sulme ata kanë fituar 3 miliardë dollarë dhe e kanë ndihmuar të zhvillojë më tej programin e saj të armëve bërthamore.

“Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK) ka vazhduar të shpërfillë sanksionet e Këshillit të Sigurimit,” tha një grup monitorues i sanksioneve të Këshillit të Sigurimit.  Komiteti po heton 58 sulme të dyshuara nga Koreja e Veriut ndaj kompanive të lidhura me kriptovalutat.

Thë Guardian raporton se Pheniani(kryeqyteti i Koresë së Jugut) ka mohuar më parë akuzat për sulme kibernetike. Koreja e Veriut me vendim të Këshillit të Sigurimit, nuk duhet të kryejë prova bërthamore dhe të lëshojë raketa balistike.

Kina dhe Rusia duan lehtësim të sanksioneve që Pheniani t`i kthehet bisedimeve për denuklearizim. Moska dhe Pheniani u zotuan në vitin 2023 të thellojnë lidhjet e tyre ushtarake. Ndërsa SHBA-ja ka akuzuar Korenë e Veriut për furnizim me armë të Rusisë, për luftën në Ukrainë, të cilën Koreja e Veriut dhe Rusia e kanë mohuar.

 

okb koreja e veriut

Sondazh

Poll