Bota

9 persona vdesin nga sulmet në Pakistan gjatë zgjedhjeve parlamentare

Edhe pse pak më parë Ministri i Brendshëm i Pakistanit tha se shteti ndërmori masa pas vdekjes së 26 personave nga sulmi i djeshëm, dhe shtoi sigurinë duke vendosur forca ushtrie të armatosura pranë qëndrave të votimit.

8 Shkurt 2024, 13:49 Nga S.N
9 persona vdesin nga sulmet në Pakistan gjatë zgjedhjeve parlamentare
Pakistan

PAKISTAN- Raportohet se të paktën 9 persona , përfshirë dy fëmijë kanë vdekur nga sulmet e sotme, gjatë zgjedhjeve parlamentare në Pakistan. Ndërsa autoritetet pezulluan shërbimet e telefonisë celulare si dhe mbylljen e kufijve tokësorë, për të siguruar vendin e për të shmangur incidentet.

Edhe pse pak më parë Ministri i Brendshëm i Pakistanit tha se shteti ndërmori masa pas vdekjes së 26 personave nga sulmi i djeshëm dhe shtoi sigurinë duke vendosur forca ushtrie të armatosura pranë qëndrave të votimit.

Katër policë u vranë nga një shpërthim më bombë e të shtëna me armë zjarri, të cilat për synim kishin një patrullë policie në provincën veriperëndimore të Pakistanit. Një person tjetër u vra kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti të forcave të sigurisë, 40 km në veri.

Sulme me granata janë raportuar në vende të ndryshme. Zgjedhjet parlamentare në Pakistan po zhvillohen me ektremizmin në kulmin e tij, pasi vendi është zhytyr në një krizë ekonomike dhe skena politike është e polarizuar.

pakistan

Sondazh

Poll