Bota

Një i rritur në Irlandë vdes pasi u infektua me fruth

Ky rast i fruthit, është i pari i konfirmuar këtë vit në Irlandën e Veriut.

8 Shkurt 2024, 13:19 Nga S.N
Një i rritur në Irlandë vdes pasi u infektua me fruth
Foto Ilustrim

IRLANDË- Një i rritur i infektuar me fruth, ka ndërruar jetë në spitalin e Irlandës, njofton Ekzekutivi i Shërbimit shëndetësor të vendit. Ky rast i fruthit, është i pari i konfirmuar këtë vit në Irlandën e Veriut.

Shërbimi Shëndetësor i Irlandës tha se gjatë vitit 2023 kishte pasur 4 raste të konfirmuara me fruth, 2 në 2022, asnjë në vitin 2021 dhe pesë në vitin 2022, por nuk është raportuar asnjë vdekje.

Ndërsa gjithë Europa dhe Mbretëria e Bashkuar po paralajmërojnë për rritje të rasteve, pas rënies së shkallës së vaksinimit. I riu ndërroi jetë në një spital në kryeqytetin e Irlandës, në Dublin.

Shefja e mjekësisë se Irlandës tha se ishte shqetësuar, pasi ekziston një rrezik i lartë i shpërthimit të fruthit në vend. Ajo u bëri thirrje njerëzve që të përdorin vaksinën e fruthit, shytave dhe reubolës.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, e cila përhapet nga kolla dhe teshtitja. Shpesh fillon me një temperaturë të lartë dhe skuqje e më pas fillojnë ndërlikimet e tjera si pneumoni, verbëri, meningjit dhe konviulsione.

fruthi irlande

Sondazh

Poll