Bota

SHBA ka konfirmuar sulme të reja kundër rebelëve Huthi

Që nga nëntori, rebelët Huthi kanë vënë në shënjestër anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

8 Shkurt 2024, 15:25 Nga S.N

 

SHBA ka konfirmuar sulme të reja kundër rebelëve Huthi
Rebelët Huthi

SHBA- Ushtria amerikane ka konfirmuar ditën e sotme se ka kryer sulme të reja kundër rebelëve Huthi të Jemenit. Këta të fundit sipas Uashingtonit po përgatiteshin të lëshonin raketa të shumta.

Mediat e huaja raportuan dje se sulme të reja amerikano-britanike u kryen në provincën Hodeidah. Që nga nëntori, rebelët Huthi kanë vënë në shënjestër anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Sipas rebeleve Huthi anijet në atë zonë janë të lidhura me Izraelin. Huthit i kanë vënë në shënjestër këto anije në shenjë solidariteti për palestinezët në Rripin e Gazës.

shba huthi jemen

Sondazh

Poll