Bota

Kryeministri izraelit i thotë “Jo” planit të armëpushimit të Hamasit të ndërmjetësuar nga Katari

Thuhet se “Jo”-ja e Natanyahut është një përgjigje që edhe analistët nuk mund ta interpretojnë.

8 Shkurt 2024, 14:14 Nga S.N
Kryeministri izraelit i thotë “Jo” planit të
Benjamin Natanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbrëme vonë refuzoi planin e armëpushimit të propozuar nga Hamasi i ndërmjetësuar nga Katari. Thuhet se “Jo”-ja e Natanyahut është një përgjigje që edhe analistët nuk mund ta interpretojnë.

Menjëherë pas largimit të Antonyo Blinkenit nga Izraeli ai vendos që të hedhë poshtë propozimin për armëpushim. Natanyahu ndjek me besnikëri partnerët e tij ekstremë, në një kohë kur aleatët po bëjnë presion për një zgjidhje të kënaqshme e të menjëhershme.

Një tjetër çështje e rëndësishme për polet e treta që dëshirojnë një amëpushim po fillon të lindë. Shoqëria e Izraelit ka tentuar t`i bëjë presion Natanyahut për të vënë në plan të parë njerëzit e saj që kanë mbetur peng, por ai zgjedh sërish frazën “Do të vazhdojmë luftën deri në fitoren përfundimtare”.

izrael hamas

Sondazh

Poll