Aktualitet

Dhunoi në gjendje të dehur vajzën, vëllain dhe nënën, arrestohet 45-vjeçari në Bulqizë

45-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

8 Shkurt 2024, 12:50 Nga M.B
Dhunoi në gjendje të dehur vajzën, vëllain dhe
Foto ilustruese

BUQIZA- Një 45-vjeçar me inicialet A. D., është arrestuar në flagrancë në Buqizë pasi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Mësohet se 45-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje. Në gjendje të dehur, ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Radovesh, po ndodhte një konflikt i ashpër në familjen e shtetasit A.D., menjëherë shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., 45 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë. Ky shtetas, në gjendje të dehur u konfliktua dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

dhune buqiza polcia

Sondazh

Poll