Aktualitet

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO rrëzon Ramazan Rrajën

Ai u vu në pranga më 19 Prill, me akuzën e pjesëmarrjes në atentatin e vitit 2019-të ndaj Aleksandër Lahos, ish-prokurorit Arian Ndoja dhe shoferit të tyre Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vrarë

8 Shkurt 2024, 10:44 Nga I.A
Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO rrëzon
Ramazan Rraja

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për masë më të lehtë sigurie. 30-vjeçari akuzohet për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai u vu në pranga më 19 Prill, me akuzën e pjesëmarrjes në atentatin e vitit 2019-të ndaj Aleksandër Lahos, ish-prokurorit Arian Ndoja dhe shoferit të tyre Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vrarë.

Njoftimi i GJKKO-së:

Personi nën hetim Ramazan Rraja më datë 23.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim i masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar për personin nën hetim Ramazan Rraja me vendimin Nr. 308 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ose në alternativë zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe të caktohet masa e sigurimit ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” ose “Arrestit në shtëpi”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 57, datë 07.02.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Ramazan Rraja qëndroi për rreth 1 vit në arrati, për tu arrestuar të Ura e Gjolës nga Policia e Durrësit, teksa lëvizte me makinë dhe armë me vete. SPAK thotë se Rraja bashkë me 8 persona të tjerë, me kërkesë të Plaurent Dervishajt organizuan atentatin e 1 nëntorit 2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku nga të shtënat me armë mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Pëllumb Muharremi dhe ish-prokurori Arian Ndoja./Dosja.al

ramazan rraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 07:52 M.B

Tërmet në Elbasan, magnituda 3.6

Foto ilustruese ELBASAN- Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin...