Aktualitet

"Mund të jetë konfliktuar me dikë që kishte në shtëpi", 81-vjeçari mbërrin në spital i lënduar, policia i kontrollon shtëpinë

Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë person që e ka patur në banesë.

8 Shkurt 2024, 11:53 Nga M.B
"Mund të jetë konfliktuar me dikë që kishte në
Foto ilustruese

KORÇA- Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:05, në spitalin e Korçës ka mbërritur për ndihmë mjekësore një 81-vjeçar me inicialet G. T. Pas kësaj, spitali ka njoftuar policinë dhe këta të fundit kanë shkuar në banesën e 81-vjeçarit. Në banesën e të moshuarit, uniformat blu kanë konstatuar se as dera dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. 

Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë person që e ka patur në banesë. 

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë. Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit. Për këtë ngjarje pas sqarimit të të gjitha rrethanave të mekanizmit dhe motiveve do të kemi një njoftim të plotë.

korca policia

Sondazh

Poll