Aktualitet

"Ia vlen të bëjmë grevë urie për demokracinë"/ Sula paralajmëron përshkallëzim e aksionit parlamentar:

Në një intervistë për News24, Sula thotë se e kanë cuar parlamentin në këtë derexhe.

8 Shkurt 2024, 10:54 Nga E.d
"Ia vlen të bëjmë grevë urie për
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit parlamentar. Në një intervistë për News24, Sula thotë se e kanë cuar parlamentin në këtë derexhe. Ai thotë se ia vlen që të bëjnë grevë urie për demokracinë.

"E kanë cuar parlamentin në këtë derexhe. Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë se cna jep Kushtetuta, të drejtat tona. Nuk na konsiderojnë fare si opozitë. Na thonin merrnin rrogën mbyllni gojën dhe ikni në shtëpi. Nëse doni të lëpiheni për ndonjë tender hajdeni. Tani ka një opozitë të vërtetë, më mirë rebelë. Do të bjerë numri i lejeve të ndërtimit sepse paratë e paligjshme do të pastrohen përmes lojërave të fatit. Ne do vijomë aksionin opozitar, unë jam mësuar me grevë urie. Ja vlen të bëjmë grevë urie për demokracinë. Edhe sikur të vdes ja vlen për shqiptarët," tha Sula.

dashnor sula

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 07:52 M.B

Tërmet në Elbasan, magnituda 3.6

Foto ilustruese ELBASAN- Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin...