Aktualitet

Me posterin me kërkesa në duar, fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Ata kanë shfaqur një poster të madh ku kanë shkruar kërkesat e tyre duke e shpalosur në hyje të Ministrisë.

8 Shkurt 2024, 12:19 Nga M.B
Me posterin me kërkesa në duar, fermerët protestë para
Protesta e fermerëve

TIRANA- Fermerët janë mbledhur në shenjë proteste sot para Ministrisë së Bujqësisë. Ata kanë shfaqur një poster të madh ku kanë shkruar kërkesat e tyre duke e shpalosur në hyje të Ministrisë. Fermerët kërkojnë barazim të TVSH për produktet bujqësore; rimbursim për çdo litër qumësht; naftë pa taksa për mjetet bujqësore; fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit; subvencionim për farat dhe fidanët dhe subvencionim për produktet organike. 

Kujtojmë se disa herë fermerët kanë dalë në protestë për kërkesat e tyre, duke bllokuar qarkullimin në disa akse të vendit.

KËRKESAT E PLOTA:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike.

fermeret protesta

Sondazh

Poll