Aktualitet

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet një person në Elbasan dhe procedohen 3 të tjerë

Ndërsa Prokuroria nisi procedimet për 34-vjeçarin me iniciale E. D pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti verbal për mbajtjen e radhës nga qytetarët, tek dera e jashtme e bashkisë, ka shtyrë një 54-vjeçar.

8 Shkurt 2024, 10:29 Nga E.d
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet një person
Policia

ELBASAN- Arrestohet një person në Elbasan dhe procedohen 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale. 49-vjeçari me iniciale S.M u arrestua pasi ditën e djeshme drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka përplasur një mjet tjetër me drejtues një 58-vjeçar me iniciale G. M. 

Ndërsa Prokuroria nisi procedimet për 34-vjeçarin me iniciale E. D pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti verbal për mbajtjen e radhës nga qytetarët, tek dera e jashtme e bashkisë, ka shtyrë një 54-vjeçar. Po ashtu Prokuroria nisi procedimin për 29-vjeçarin me iniciale E. L pasi me vetëgjyqësi ka dëmtuar disa pemë ulliri, në pronën e një 49-vjeçari. Procedimi nisi edhe 58-vjeçarin me iniciale Y. Gj pasi ai kishte zaptuar dhe dëmtuar një sipërfaqe toke të një personi tjetër. 

 

Njoftimi i Policisë: 

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Kusarth, me motomjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin G. M., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. D., 34 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake Peqin, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti verbal për mbajtjen e radhës nga qytetarët, tek dera e jashtme e bashkisë, ka shtyrë një 54-vjeçar; E. L., 29 vjeç, banues në Peqin, pasi me vetëgjyqësi ka dëmtuar disa pemë ulliri, në pronën e një 49-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. Gj., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi ka kallëzuar shtetasi S. Gj., 55 vjeç, se shtetasi Y. Gj., me vetëgjyqësi, i ka zaptuar dhe dëmtuar një sipërfaqe toke.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 07:52 M.B

Tërmet në Elbasan, magnituda 3.6

Foto ilustruese ELBASAN- Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin...