Aktualitet

Noka: Nikolla u largua me ambulancë, kjo qeveri ka kaluar çdo limit

Duke folur për mediat, Noka ka theksuar se ndaj regjimit që ndodhen aktualisht do të përdoret çdo mjet dhe jo vetëm domate dhe vezë.

8 Shkurt 2024, 11:13 Nga E.d
Noka: Nikolla u largua me ambulancë, kjo qeveri ka kaluar çdo limit
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se kryeparlamentarja Lindita Nikolla është larguar nga Kuvendi me ambulancë. Duke folur për mediat, Noka ka theksuar se ndaj regjimit që ndodhen aktualisht do të përdoret çdo mjet dhe jo vetëm domate dhe vezë. Noka më tej ka shtuar se qeveria Rama ka kaluar çdo limit që demokracia mund të pranojë. 

“Nikolla doli me ambulancë. Ky është Kuvendi që të përjashtosh gjithë opozitën. Të kërkosh që të heshtin dhe mos të reagojnë. A ka parlament tjetër që ndodh kjo gjë? A ka vend që opozita kërkohet me çdo kusht që të burgohet? A mund të na thotë dikush se çfarë i ka ngelur opozitës. Jo vezët, dhe domatet, po asnjë nga qeveria, Linda e parlamentit s’do të gjejnë paqe më. Do të kenë vetëm domate dhe në shtëpitë e tyre. Ka kaluar çdo limit ku demokracia mund të pranojë. Tani e mbrapa është mosbindja civile kudo që t’i shohim. Ku t’i shohin ti përbaltin dhe ti përbuzin.”, tha Noka. 

flamur noka seance plenare 8 shkurt 2024

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 07:52 M.B

Tërmet në Elbasan, magnituda 3.6

Foto ilustruese ELBASAN- Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin...