Aktualitet

Plagoset me thikë 61-vjeçari në Vlorë

Mësohet se një 61-vjeçar është qëlluar me thikë rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”.

8 Shkurt 2024, 09:38 Nga DOSJA
Plagoset me thikë 61-vjeçari në Vlorë
Foto ilustruese

VLORA- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Vlorë. Mësohet se një 61-vjeçar është qëlluar me thikë rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”. Dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta 43-vjeçari me inicialet G. Sh., ka plagosur me thikë në ambientet e një lokali 61-vjeçarin me inicialet P. Z.. Autori ndërkohë është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në polici është shoqëruar edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

vlora

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 07:52 M.B

Tërmet në Elbasan, magnituda 3.6

Foto ilustruese ELBASAN- Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin...