Bota

VIDEO/ "Po luftoj kundër babait tim", habit ushtari ukrainas: Ai është shofer tanku për ushtrinë ruse

Një komandant ukrainas ka bërë të ditur që po lufton kundër babait të tij i cili është shofer tanku për ushtrinë ruse.

7 Shkurt 2024, 21:10 Nga N.F
VIDEO/ "Po luftoj kundër babait tim", habit ushtari ukrainas: Ai
Ushtari ukrainas


RUSI- Që pas nisjes së luftës nga Rusia në Ukrainë janë dëgjuar histori të dhimshmë ndarjeje dhe vdekjesh por rasti i fundit ti cili është publikuar së fundmi duket i pazakontë. Një komandant ukrainas ka bërë të ditur që po lufton kundër babait të tij i cili është shofer tanku për ushtrinë ruse.

Komandanti i IFV ukrainase “Bradley” Oleksandr ka pohuar se po lufton kundër babait të tij.

“Unë po luftoj kundër babait tim. Ai është shofer i tankut në ushtrinë ruse”, tha 19-vjeçari.

Ndryshe, Rusia ka nisur luftën me Ukrainën më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll