Bota

"Dinari nuk është i ndaluar", Kurti: Vetëm euro është e ligjshme për transaksionet tregtare në Kosovë

Kryeministri më tej shtoi se se është vendosur një periudhë njëmujore për të lehtësuar rregulloren e re.

7 Shkurt 2024, 19:52 Nga N.F

"Dinari nuk është i ndaluar", Kurti: Vetëm euro

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vendimin e marrë nga BQK-ja për të hequr nga tregu dinarin. Në një intervistë për "AFP" Kurti u shpreh se dinari nuk është i ndaluar në Kosovë por e vetmja monedhën ligjshme për transaksionet tregtare është euro.

“Ne nuk po i ndalojmë dinarët serb, njerëzit mund të kenë dinarë serb, por mjeti i vetëm i pagesës është euro. Nuk është qëllimi ynë as të ndëshkojmë dikë dhe as të befasojmë qytetarët”, tha Kurti.

Kryeministri më tej shtoi se se është vendosur një periudhë njëmujore për të lehtësuar rregulloren e re. Ndërkohë deklaratat e tij erdhi pasi Serbia akuzoi Qeverinë e Kosovës për bllokimin e një dërgese dinarësh në kufi.

Autoritetet e Kosovës thanë se një automjet serb i ishte afruar kufirit për të pyetur për dërgimin e dinarëve dhe u informua se vetëm kompanitë e autorizuara mund të sillnin dinarët në Kosovë. Pavarësisht mosmarrëveshjes së fundit diplomatike, Kurti tha se synonte që këtë vit të normalizonte marrëdhëniet me rivalin e përhershëm Serbinë, pas bisedimeve të ngecura për këtë çështje midis dy palëve.

Kosova e ka miratuar euron si monedhë të saj në vitin 2002, pavarësisht se nuk ishte anëtare formale e eurozonës dhe as e Bashkimit Evropian. Lidhur me vendimet e BQK-së kanë reaguar edhe ndërkombëtarët, si SHBA dhe BE, duke dënuar këtë veprim të Kosovës, pasi sipas tyre kjo ka të ngjarë të nxisë edhe më tej tensionet midis dy palëve.

kurti dinar bqk

Sondazh

Poll