Bota

“Në llogarinë time mungojnë 4000 dinarë”: Mashtrim i ri i hakerëve, njerëzve u ngarkohen para nga kartat e tyre për shërbime që nuk ekzistojnë

Siç kanë shpjeguar ata, disa prej tyre kanë marrë një SMS se kanë iniciuar një transaksion të caktuar me kartën dhe siç sqarojnë ata, në fakt nuk e kanë bërë këtë. Në çdo rast, ata pretendojnë se paratë i kanë dalë në llogari të pakthyeshme.

7 Shkurt 2024, 20:02 Nga h.k
“Në llogarinë time mungojnë 4000 dinarë”:
Foto ilustruese

SERBI-Këto ditë, përdoruesit e rrjeteve sociale po paralajmërojnë se një mashtrim i ri në internet po qarkullon gjerësisht. Siç kanë shpjeguar ata, disa prej tyre kanë marrë një SMS se kanë iniciuar një transaksion të caktuar me kartën dhe siç sqarojnë ata, në fakt nuk e kanë bërë këtë. Në çdo rast, ata pretendojnë se paratë i kanë dalë në llogari të pakthyeshme.

Përkatësisht, në faqen e Instagramit serbialive_beograd është shfaqur një postim në të cilin një grua nga Beogradi ka shkruar se i janë marrë para nga llogaria e saj, sepse kinse ka paguar për shërbimet e një sallon bukurie, në të cilin, siç thotë ajo, nuk ka qenë kurrë. Gjithashtu ajo ka shpjeguar se nuk e ka marrë me kohë njoftimin se i janë marrë paratë nga llogaria, ndaj ka reaguar me vonesë me këtë rast.

Më kanë ngarkuar 4000 dinarë, ta sqarojmë, nuk jam pensionist dhe nuk kam lënë gjë askund, paratë i ka marrë një sallon bukurie ku nuk kam qenë. I bllokova kartat pas dy ditësh, pasi Nuk kam marrë as njoftim për transaksionin e kryer”, thuhet në pjesën e njoftimit.

serbia

Sondazh

Poll