Bota

Guterres: Bota po hyn në një epokë kaosi

Duke iu referuar veçanërisht konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit,  Guterres paralajmëroi për një sulm të mundshëm tokësor izraelit në Rafah, ku qindra mijëra palestinezë të zhvendosur grumbullohen në Rripin jugor të Gazës në kufirin me Egjiptin.

7 Shkurt 2024, 20:54 Nga N.F
Guterres: Bota po hyn në një epokë kaosi
Antonio Guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një deklaratë së fundmi është shprehur se bota po kalon në një epokë kaosi dhe që kjo situatë kërkon reforma kritike.

“Qeveritë injorojnë dhe minojnë vetë parimet e multilateralizmit, pa asnjë përgjegjësi. Këshilli i Sigurimit, mjeti kryesor për paqen botërore është bllokuar për shkak të çarjeve gjeopolitike”, tha Antonio Guterres, duke paraqitur para Asamblesë së Përgjithshme prioritetet e tij për vitin 2024.

“Nuk është hera e parë që Këshilli ndahet. Por kjo është më e keqja. Mosfunksionimi aktual është më i thellë dhe më i rrezikshëm. Prandaj, gjatë Luftës së Ftohtë, mekanizma të mirë-krijuar ndihmuan në menaxhimin e marrëdhënieve të superfuqive. Por në botën e sotme multipolare, mekanizma të tillë mungojnë. Bota jonë po hyn në një epokë kaosi,” vuri në dukje ai.

Duke iu referuar veçanërisht konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, Guterres paralajmëroi për një sulm të mundshëm tokësor izraelit në Rafah, ku qindra mijëra palestinezë të zhvendosur grumbullohen në Rripin jugor të Gazës në kufirin me Egjiptin.

Guterres inkurajoi qeveritë që të shfrytëzojnë mundësinë e "Samitit të së Ardhmes" që do të mbahet në shtator në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme për të formuar multilateralizmin për vitet e ardhshme.

antonio guterres okb

Sondazh

Poll