Bota

Ekzekutohet biznesmeni në Greqi/ Autorët i djegin trupin, çfarë dyshohet (EMRI)

Brenda automjetit, i cili ishte marrë me qira, u gjet trupi i karbonizuar i biznesmenit grek. Shtëpia e viktimës ndodhet në një distancë prej 150-200 metra nga vendi i vrasjes së tij. 

7 Shkurt 2024, 20:14 Nga r.ll
Ekzekutohet biznesmeni në Greqi/ Autorët i djegin trupin,
kristos jalias

GREQI- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Greqi, ku trupi i djegur i biznesmenit Kristos Jalias është gjetur brenda një makine në Mandra të Atikës, ndërsa në zonë më parë ishin dëgjuar të shtëna.

Sipas mediave greke, në orën 18:45 janë njoftuar autoritetet policore për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra. E para në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja për të shuar mjetin e djegur. Brenda automjetit, i cili ishte marrë me qira, u gjet trupi i karbonizuar i biznesmenit grek. Shtëpia e viktimës ndodhet në një distancë prej 150-200 metra nga vendi i vrasjes së tij. 

Jashtë mjetit ka pasur gëzhoja, ndërsa brenda saj është gjetur një kallashnikov. Pak më larg vendit ku u gjet trupi është gjetur një tjetër mjet i djegur, i cili dyshohet se i përket autorëve. 

Kristos Jalias ishte pronar i kompanive FARMA KATERINA, G&G, G-EXPRESS dhe BELLA GRECO. Krahas biznesmenit në fushën e tregtisë së mishit, ai ka qenë president i ekipit të futbollit të Trikalasë nga viti 2015 deri në vitin 2017. Në të kaluarën ka qenë edhe drejtues i PAE Paneleussiniakos.

Biznesmeni, sipas raportimeve zyrtare, kishte një histori kriminale dhe merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve.  Edhe gruaja e biznesmenit ishte qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj në Mandra në vitin 2018 dhe autoritetet po hetojnë lidhjet e mundshme me krimin e organizuar.

vrasje ne greqi kristos jalias

Sondazh

Poll