Bota

VIDEO/ Gafa e radhës, Biden harron emrin e Hamasit ndalon fjalimin dhe shikon i konfuzuar

Pasi ngatërroi Macon me Francois Mitterrand para 24 orëve, Biden sot ka harruar emrin e Hamasit.

7 Shkurt 2024, 20:05 Nga N.F
VIDEO/ Gafa e radhës, Biden harron emrin e Hamasit ndalon fjalimin dhe
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden është bërë sërish viral pas gafave rë njëpasnjëshme të cilat po përsëriten shpesh. Pasi ngatërroi Macon me Francois Mitterrand para 24 orëve, Biden sot ka harruar emrin e Hamasit.

Teksa po fliste Biden shihet që duket konfuz ndërsa më pas ndalon së foluri duke qëndruar disa sekonda në heshtje. Është dashur ndërhyrja e stafit ku i thërrasin emrin e Hamasit që ai më pas te vijojë me fjalën e tij.

“Ka një përgjigje... nga... kundërshtarët, por...”, vazhdoi ai duke i lënë gazetarët të hutuar.

Disa sekonda më vonë ai shikoi në të majtën e tij, ndërsa dëgjoi një nga bashkëpunëtorët e tij duke thirrur emrin e Hamasit.

“Po, nga Hamasi, më fal...”, theksoi ai.

 

shba hamas joe biden

Sondazh

Poll