Bota

Policia australiane heton Jacob Elordi për sulmin ndaj një producenti/ Si nisi sherri mes tyre, çfarë vuri re aktori në telefonin e Joshua Fox që agravoi situatën

Lajmi për këtë aktakuzë u transmetua fillimisht nga Daily Telegraph australiane. Sipas burmimeve të tyre  sulmi filloi kur Fox kërkoi ujin e banjës së aktorit si dhuratë për ditëlindjen e një nga kolegeve të tij.

7 Shkurt 2024, 19:25 Nga h.k
Policia australiane heton Jacob Elordi për sulmin ndaj një producenti/
Foto ilustruese

AUSTRALI-Jacob Elordi po hetohet nga Policia australiane për sulm ndaj një producenti radio të quajtur Joshua Fox.

Lajmi për këtë aktakuzë u transmetua fillimisht nga Daily Telegraph australiane. Sipas burmimeve të tyre  sulmi filloi kur Fox kërkoi ujin e banjës së aktorit si dhuratë për ditëlindjen e një nga kolegeve të tij.

Mësohet se kjo kërkesë i referohet një skene kur Jacob po lahet në vaskë në filmin Saltburn. Duke kujtur se pamjet e kësaj skene u bënë sensacion në internet jo shumë kohë pasi filmi i zhanrit thriller u publikua.

Gjithçka filloi kur Fox iu afrua aktorit me origjinë australiane në një hotel në periferi Lindore, Sydney.

Mësohet se Fox me shaka i kërkoi aktorit që t’i jepte uji ku ai ishte larë si dhuratë koleges së tij, Jackie O.

Por ajo që ka agravuar situatën ishte që Fox gjatë kohës që po fliste regjistroi bisedën me aktorin. Duke e ditur këtë, Jacob i kërkoi Foksit të ndalonte dhe të fshinte regjistrimin pasi sipas tij nuk ndihej rehat për veprimet e Fox-it, të cilat i konsideronte të pasjellshme.

Fox i frikësuar pranoi të fshinte videon pasi ndodhej i futur në qoshe i rrethuar nga truprojat e Jakobit. Situata u nxeh më shumë pasi edhe Jacob, i ofenduar nga sjellja e Fox-it, e shtyu pas murit me duar në qafë.

‘Përleshja përfundoi pasi një nga miqtë e Jakobit e tërhoqi atë.”- tha Joshua Fox në programin e tij në radio. 

jacob elordi

Sondazh

Poll