Bota

U dhunua brutalisht nga BIA, Sandulloviç rrëfen detaje të reja: Ishin prezent edhe Radojçiç dhe Rakiç

Sanduloviç tha se gjatë dhunimit të tij ishin të pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Radojçiç.

7 Shkurt 2024, 18:36 Nga N.F
U dhunua brutalisht nga BIA, Sandulloviç rrëfen detaje të reja:
Nikolla Sandulloviç

SERBI-Politikani serb, Nikolla Sandulloviç ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dhunimin brutal të tij nga BIA. Në një intervistë për mediat në Kosovë, T7 ai dha detaje rreth asaj se çfar përjetoi nga BIA serbe. Sanduloviç tha se gjatë dhunimit të tij ishin të pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Radojçiç.

“Ishin 2 me xhipa dhe 1 ishte jashtë furgonit dhe në prani të 2 policëve më kanë rrëmbyer. Mund t’i identifikoj me siguri shumë njerëz që ishin aty dhe me shumë gjasa mund të them se në mesin e tyre ishte edhe Milan Radoiçiç, si dhe Zvonko Veselinoviç.

Madje mund të them se edhe Goran Rakiç ishte natën. Ai ishte 1 në 5 persona. Krejt e kanë regjistruar në telefon. Gjithçka që më kanë bërë prej ores 2 e gjysmë deri në 9 të mbrëmjes. Dhe nuk i dhanë asnjë informatë familjes sime. Kam ende dhimbje ne zonën e brinjës në anën e majtë, ndaj më kanë thënë të vi në terapi dhe po presim momentin kur do të fillojë rikuperimi që të më përmirësohet paksa gjendja”, tha Sanduloviç.

Politikani serb falënderon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ngritjen e çështjes së rrëmbimit të tij dhe ndihmën për lirim.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Kurti prej lirimit. Unë mendoj se ai ka bërë mjaft me faktin që ka kontaktuar familjen sa isha i rrëmbyer dhe ai ishte vërtet i përditësuar për të ngritur çështjen dhe për të më ndihmuar të lirohem në mënyrë që të mund të mjekohem.

Nuk kam pasur asnjë mesazh nga Aleksandar Vuçiç. A e ke parë gazetarët shqiptarë që pyesnin çfarë është duke ndodhur me mua? Sa për rrahjet, ai do heshtë gjatë, ai shtiret si i çmendur sepse është i mësuar që të gjitha veprave të tij kriminale t’u përgjigjet me heshtje dhe injorim, por sa të jem gjallë nuk do ta lë të ndodhë kjo. Kjo sqaron edhe se ai mban përgjegjësi të plotë, sepse nëse dikush nuk mundet të të rrah me orë të tëra në një institucion që përfaqëson qeverinë”, shtoi ai.

Më tej në intervistë Sanduloviç tha se Vuçiç e ka Radojçiçin levë kryesore në Kosovë.

“Ai nuk rrah askënd, as nuk ndjek penalisht askënd. Ata shpesh fitojnë këtu dhe madje janë të pranishëm kudo. Ne do të mundohemi ta shpërfaqim se Radojçiç nuk ishte në gjendje të punonte i vetëm. Kjo tregon se sa mbrohet drejtpërdrejt nga Vuçiç.

Ai e ka Radojçiçin levë kryesore në Kosovë, me gjithë frikësimet që ia bën popullit. E patë që populli serb u ngrit në ato pjesë të caktuara dhe e etiketuan atë si kriminel dhe e shihni se shqetësimet e tij janë të ngritura. Njerëzit pushuan së frikësuari. Mendoj se ky është fillimi i fundit të atij regjimi dhe atij grupi kriminal të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç”, tha politikani serb.

nikolla sandulloviç dhune bia

Sondazh

Poll