Bota

Shqiptarëve do i përshpejtohen lejet e qëndrimit, Ministria e Emigracionit në Greqi do rregullojë kuadrin ligjor

Emigrantët shqiptarë do të jenë përfituesit e mëdhenj nga ndryshimet e reja, duke qenë se përbëjnë rreth 60 për qind të gjithë të ardhurve në mënyrë të ligjshme, dhe pas tyre do të jenë gjeorgjianët e pakistanezët.

7 Shkurt 2024, 18:42 Nga h.k
Shqiptarëve do i përshpejtohen lejet e qëndrimit, Ministria e
Foto ilustruese

GREQI-Greqia do të shpejtojë procedurat për marrjen e leje-qëndrimit, për t’i hapur rrugë një numri të madh emigrantësh të futen në tregun e punës.

Ministria e Emigracionit dhe Azilit po vlerëson mundësitë për rregulluar kuadrin ligjor, e më pas të kalojë propozimin në Kuvend. Me ligjin në fuqi, emigrantët duhet të presin deri në tre vjet për rinovimin e lejes së qëndrimit dhe prurjet e shumta të tyre e kanë çuar sistemin në kolaps.

Emigrantët shqiptarë do të jenë përfituesit e mëdhenj nga ndryshimet e reja, duke qenë se përbëjnë rreth 60 për qind të gjithë të ardhurve në mënyrë të ligjshme, dhe pas tyre do të jenë gjeorgjianët e pakistanezët.

Në drejtoritë e emigracionit në Atikë deri tani llogariten se rreth 200 mijë aplikime për leje-qëndrimi janë në pritje.

greqi shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll