Bota

"Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë", Ministri gjerman: Vendimi për dinarin duhet zbatuar pa u dëmtuar askush

Pistorius gjatë fjalës së tij tha se gjatë qëndrimit në Prishtinë ka bërë thirrje për dialog dhe që çdo masë legjitime të implementohet në atë mënyrë që askush s’do të dëmtohet.

7 Shkurt 2024, 18:00 Nga N.F
"Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të
Boris Pistorius

SERBI- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ka mbajtur një konferencë për media nga Beogradi. 

Pistorius gjatë fjalës së tij tha se gjatë qëndrimit në Prishtinë ka bërë thirrje për dialog dhe që çdo masë legjitime të implementohet në atë mënyrë që askush të mos dëmtohet. Ministri gjerman tha se një qëndrim i Vuçiç është shumë i rëndësishëm për të.

“Dialogu nën patronazhin e BE-së duhet të vazhdojë me përkushtim të madh. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet. Unë i jam mirënjohës presidentit dhe ai më siguroi se nuk duhet të presim ndikim negativ nga serbët që nuk do të kërcënojnë stabilitetin në rajon dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha Pistorius.

Duke komentuar vendimin për ndalimin e dinarit serb për pagesa në Kosovë, Pistorius tha se zbatimi i vendimit duhet të jetë i organizuar dhe nuk duhet që askush të mos dëmtohet duke kërkuar një periudhë tranzicioni për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

“Nuk është në interesin e askujt që raportet të tensionohen edhe më tej”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore njeh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

boris pistorius serbi aleksandar vucic

Sondazh

Poll