Bota

Reagimet për martesat e të njëjtës gjini, Papa Françesku: Hipokrizi, nuk duhet mohuar bekimi askujt!

Gjatë fjalës së tij Papa u shpreh këto reagime janë hipokrizi dhe se askush nuk reagon kur bekohet një biznesmen i cili ka shfryëzuar botën.

7 Shkurt 2024, 17:46 Nga N.F
Reagimet për martesat e të njëjtës gjini, Papa
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku në një intervistë për të përjavshmen katolike italiane "Credere" ka komentuar reagimet e shumta që janë dhënë në lidhje me bekimin nga ana e tij për martesat e të së njëjtës gjini. Gjatë fjalës së tij Papa u shpreh këto reagime janë hipokrizi dhe se askush nuk reagon kur bekohet një biznesmen i cili ka shfryëzuar botën.

“Askush nuk reagon nëse unë bekoj, le të themi, një biznesmen që shfrytëzon botën, por ata reagojnë nëse bekoj një homoseksual. Kjo është hipokrizi," tha kreu i Kishës Katolike.

Peshkopi argjentinas shtoi se nuk duhet mohuar bekimi askujt dhe se ai po bekon dy njerëz që e duan njëri-tjetrin. Qëndrimi i Papës në thelb është se bekimi duhet t'u jepet të gjithë njerëzve që janë në gjendje të marrin pagëzimin hyjnor.

“Bota vuan, ne priftërinjtë ndonjëherë jetojmë rehat. Duhet të ndjejmë lodhjen, sa po vuajnë njerëzit”, shtoi Françesku.

 

papa françesku martese homoseksual

Sondazh

Poll