Politike

Kushtetuesja me dy anëtarë të rinj, ndërkombëtarët: Mbështesim procesin, ringritja e gjykatës po çohet përpara

11 Nëntor 2019, 16:17 Nga DOSJA
Kushtetuesja me dy anëtarë të rinj,

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Ndërsa për Arta Vorpsin, Ruçi është shprehur se ajo është shpallur më herët si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Pas këtij vendimi kanë ardhur reagime nga ndërkombëtarët, ku ambasada e SHBA, ajo e BE dhe gjermania janë shprehur se mbështesin procesin e ringritjes së Gjykatës Kushtetuese. Në deklaratat e tyre theksohej se të gjithë aktorët duhet të marrin pjesë në proces dhe gjykata shumë shpejt të jetë funksionale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada amerikane ne tirane ambasada gjermane ne tirane delegacioni i be ne tirane kuvendi voton për anëtarët e kushtetueses nis ringritja e gjykatës kushtetuese ambasada amerikane ne tirane ambasada gjermane ne tirane delegacioni i be ne tirane kuvendi voton për anëtarët e kushtetueses nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll