Politike

Zgjedhja e dy anëtareve të Kushtetueses, delegacioni i BE: Presim krijimin e një gjykate funksionale sa më shpejt

11 Nëntor 2019, 14:34 Nga DOSJA
Zgjedhja e dy anëtareve të Kushtetueses, delegacioni i BE: Presim

TIRANË- Votimi nga Kuvendi i dy kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ka sjellë edhe reagimin e BE.

Përmes një postimi në Twitter, delegacioni i BE në Tiranë shkruan se presin krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Sot Parlamenti shqiptar zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, thuhet në këtë reagim.

Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Në seancë nuk munguan debatet. Gajdari deklaroi se listat ishin problematike. Ndërsa, Balla u shpreh se Meta kërkon të emërojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e Alibeajt.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i be kuvendi voton për anëtarët e kushtetueses delegacioni i be kuvendi voton për anëtarët e kushtetueses

Sondazh

Poll