Politike

Presidentja e KE ‘sulmon’ Francën: Macron i hapi derën Rusisë në Ballkanin Perëndimor

11 Nëntor 2019, 13:07 Nga DOSJA
Presidentja e KE ‘sulmon’ Francën: Macron i hapi derën

KE- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur ne 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ka deklaruar se  Macron i ka hapur derën Rusisë dhe Kinws në Ballkanin Perëndimor”,  teksa i eshte referuar vendimit per mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

BE kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha. Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit”- ka thënë Ursula von der Leyen, raporton Express.co.uk

Sipas saj, BE duhet te nise bisedimet e pranimet me dy vendet, nderkohe qe ka theksuar se liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.

Sipas saj, nese Brukseli nuk e ben detyren ne kete rast dhe nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, boshllekun qe mbetet do ta mbushin vendet e tjera, si Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në emmanuel macron ursula von der leyen dështojnë negociatat me be-në emmanuel macron ursula von der leyen

Sondazh

Poll