PAZARI/ Balluku porosi strukturave të PS në Vorë: Ja formula si shpëton nga burgu Agim Kajmaku
11 Nëntor 2019, 16:16Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duket se është e vendosur që të ketë kontroll të padiskutueshëm në bashkinë e Vorës, zonë ku edhe është e deleguara e kryeministrit Edi Rama. Dosja.alka arritur të mësojë se ditën e djeshme, kur Policia e Shtetit kërkonte Agim Kajmakun për t’a arrestuar, Belinda Balluku ka zhvilluar një mbledhje me strukturat e Partisë Socialiste atje.
Burime i thanë Dosja.alse në këtë mbledhje, Balluku iu ka tërhequr vëmendjen socialistëve se janë tejet të ndikuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që më të besuarve iu ka treguar edhe “formulën” sesi mund të shpëtojë nga burgu Agim Kajmaku, përmes mbylljes së dosjes në prokurori.
“Çështja në Prokurori për Agim Kajmakun, do të mbyllet kur të japë dorëheqjen nënkryetari i emëruar në mënyrë të paligjshme prej tij dhe rikthimin në detyrë të Laureta Omerit”,-mësohet se iu ka thënë Balluku njerëzve të besuar në Partinë Socialiste në Vorë, duke zbardhur kështu edhe “pazarin” që i ofron Kajmakut.
Kryebashkiaku i shkarkuar 11 ditë më parë nga KQZ rrezikon burgun, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata me kërkesë të prokurorit Kolë Hysenaj, i cili, siç mëson Dosja.al, është i rreshtuar hapur krah socialistëve dhe Ballukut në këtë çështje.
Mbi Kajmakun rëndojnë tri akuza, Shpërdorim detyre, sipas nenit 248 të Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal.
Me këtë porosi të Ballukut, duhet që Genti Picari, nënkryetari i emëruar nga Kajmaku, të japë dorëheqjen e në vend të tij të rikthehet Laureta Omeri. Laureta Omeri, është projektimi i Ballukut për këtë post, dhe ish-drejtoresha e Albcontrol, kërkon që t’a marrë. A do të dorëzohet Agim Kajmaku?!
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ambasada Gjemrane në Tiranë ka reaguar pas votimit në Kuvend të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një njoftim për mediat ambasadori Peter Zi...
TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar ditën e sotme, lidhur me vendimin e kuvendit për votimin e dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese.Përmes...
TIRANË- Votimi nga Kuvendi i dy kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ka sjellë edhe reagimin e BE.Përmes një postimi në Twitter, delegacioni i B...
TIRANË– Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës bëri të ditur sot se ka shpallur në kërkim ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, ndaj të cilit është ve...
TIRANË- Pasi Kuvend miratoi sot dy kandidatet pwr anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar Partia Demokratike.Sekretari i Përgjithshëm i PD, G...
TIRANË- Pas votimit ditën e sotme në Kuvend të dy anetareve të reja të Gjykatës Kushtetuese dhe marrjes së kompetencave të Presidentit Meta, duke quajtur t...
KE- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur ne 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ka deklaruar se Macron i ka hapur derën R...
TIRANË- Dosja.al ka raportuar që në krye të herës për tensionet që kanë qenë prezente në bashkinë Vorë që prej fushatës për zgjedhjet lokale, ku socialistë...
Tiranë- Kuvendi ditën e sotme ka votuar Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja...
TIRANË– Isuf Shehu, avokati i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim nga policia, është shprehur se nuk ka dijeni se ku...