Politike

Kuvendi miratoi dy anëtaret për Kushtetuesen, presidenca: Asgjë e re, Meta do ndajë vlerësimet e tij kur të kthehet nga Pa

11 Nëntor 2019, 13:21 Nga DOSJA
Kuvendi miratoi dy anëtaret për Kushtetuesen, presidenca: Asgjë e

TIRANË- Pas votimit ditën e sotme në Kuvend të dy anetareve të reja të Gjykatës Kushtetuese dhe marrjes së kompetencave të Presidentit Meta, duke quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi nga zëdhënësi i kreut të shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, Tedi Blushi shprehet se kjo nuk ishte asgjë e re, ndërsa thekson se Meta do të ndajë vlerësimet e tij, kur të kthehet nga Parisi.

“Asgjë e re nga fronti i Ramaformës! Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”, shkruan Tedi Blushi.

Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Në seancë nuk munguan debatet. Gajdari deklaroi se listat ishin problematike. Ndërsa Balla u shpreh se Meta kërkon të emërojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e Alibeajt.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kuvendi voton për anëtarët e kushtetueses tedi blushi kuvendi voton për anëtarët e kushtetueses tedi blushi

Sondazh

Poll