Politike

Kushtetuesja me dy anëtarë të rinj, SHBA: Votimi në parlament çon përpara në ringritjen e Gjykatës

11 Nëntor 2019, 14:46 Nga DOSJA
Kushtetuesja me dy anëtarë të rinj, SHBA: Votimi në

TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar ditën e sotme, lidhur me vendimin e kuvendit për votimin e dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada e SHBA-së thotë se votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara, ndërsa BE-ja kërkon që të krijohet sa më shpejt që të jetë funksionale.

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Në seancë nuk munguan debatet. Gajdari deklaroi se listat ishin problematike. Ndërsa, Balla u shpreh se Meta kërkon të emërojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e Alibeajt.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba tirane kuvendi voton për anëtarët e kushtetueses ambasada e shba tirane kuvendi voton për anëtarët e kushtetueses

Sondazh

Poll