Politike

SHËNIM: Arrestimi i Agim Kajmakut, atë që se bëri dot Gaz Bardhi e bën Belinda Balluku, ‘ekzekutori’ Kolë Hysenaj

I mllefosur e i tradhtuar, Kajmaku bëri puç brenda bashkisë duke shkarkuar pa të drejtë ligjore dy nënkryetarët e emëruar nga Balluku.  Ishte kjo lëvizje e fundit që rezultoi fatale për Kajmakun i cili sot kërkohet nga policia dhe prokuroria.
Featured image of article: SHËNIM: Arrestimi i Agim Kajmakut, atë që se bëri dot Gaz Bardhi e bën Belinda Balluku, ‘ekzekutori’ Kolë Hysenaj Gazmend Bardhi, Agim Kajmaku, Belinda Balluku, Kole Hysenaj

TIRANË- Dosja.al ka raportuar që në krye të herës për tensionet që kanë qenë prezente në bashkinë Vorë që prej fushatës për zgjedhjet lokale, ku socialistët nuk iu druajtën më armikut të jashtëm, por atij të brendshëm.

Këto përplasje, që shumëkujt iu dukën fantazi gazetareske, sot përfunduan me arratisjen e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.  Në muajin gusht, Partia Demokratike nisi luftën e dekriminalizimit me Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun dhe Mark Babanin. Valdrin Pjetri u vetë-largua duke i kursyer vetes dhe socialistëve sikletin që përjetoi Kajmaku, e të cilin do e shpjegojmë edhe në këtë shkrim.

Pak ditë pas denoncimit të Gazmend Bardhit për Kajmakun, me akuzën se ishte arrestuar në Greqi dhe ishte ende në kërkim, Belinda Balluku kishte nisur planet për të bërë zëvendësimin e tij.

Kajmaku, i gjendur në “tradhti” të brendshme, pasi Balluku kërkonte që vendin e Kajmakut t’a zinte Laureta Omeri, nuk zgjodhi rrugën e Valdrin Pjetrit… Në atë moment, burime tejet të afërta i thanë Dosja.al se Kajmaku u tërhoq nga dorëheqja në momentin e fundit.

Ndërkohë që prokuroria nisi verifikimet, Belinda Balluku punonte dita-ditës për të marrë në dorë bashkinë e Vorës. Ajo i dërgoi dy nënkryetarë, njerëzit e saj të besuar në bashki Kajmakut, i cili i gjendur ngushtë para Partisë Socialiste, nuk mundi as t’i kundërshtonte. Kështu, Laureta Omeri, ish-Drejtore e Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të ALBCONTROL Sh.A, dhe Hekuran Brahimi, ishin dy të ‘përzgjedhurit’ e Ballukut për këtë bashki.

Plani i Ballukut ishte i qartë. Në momentin e parë që Kajmaku do të shkarkohej nga KQZ, vendin e tij do e zinte Laureta Omeri.

Heshtja e prokurorisë përgjatë muajit shtator dhe atij tetor, shqetësoi Ballukun, që nuk kishte arritur ende të largonte Kajmakun nga bashkia. Në këtë moment, “asi” në dorë doli vetë. Partia Demokratike, përmes Gazmend Bardhit i kërkoi llogari prokurorisë se ku kishin shkuar hetimet për Kajmakun.

Prokuroria e Përgjithshme u përgjigj, duke ia kaluar tashmë çështjen në dorë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili u shpreh me shkarkimin e Kajmakut.

I mllefosur e i tradhtuar, Kajmaku bëri puç brenda bashkisë duke shkarkuar pa të drejtë ligjore dy nënkryetarët e emëruar nga Balluku.  Ishte kjo lëvizje e fundit që rezultoi fatale për Kajmakun i cili sot kërkohet nga policia dhe prokuroria.

Lëvizja e nxituar dhe e gabuar e Kajmakut ishte shansi i artë që Balluku t’i jepte goditjen finale, ose ‘knock-out’ në luftën që kishte muaj që ziente në korridoret e PS.

Kështu, më 6 nëntor, Laureta Omeri depozitoi një kallëzim penal për Kajmakun me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Për habi, kallëzimin e Omerit e mori në dorëzim prokurori KCK Kolë Hysenaj, për të cilin Dosja.al ka shkruar edhe më herët. E kështu Kajmaku, sot akuzohet për tri vepra penale, e ato nuk lidhen me dekriminalizimin.

“Shpërdorimi i detyrës”, “‘Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, parashikuar nga nenet 248, 190 dhe 249 të Kodit Penal, janë akuzat e Kajmakut.

Roli i ekzekutorit në duart e Kolë Hysenaj, prokurorit të bindur KCK

I preferuari i maxhorancës, Kolë Hysenajt nuk iu drodh dora për të kërkuar me urgjencë arrestimin e Agim Kajmakut. Më shpejt e firmosi arrestimin Hysenaj, sesa Omeri bëri padinë…

Prokurori “KÇK” që është kryefjalë e ditës edhe për përplasjen me kolegët për dosjen e hetimit të Lulzim Bashës, është një nga prokurorët që socialistët janë investuar tek ai.

Një prokuror i bindur që ka në duar çështjen e vëllait të Agron Xhafaj, duke e çuar shumë tej këtë dosje, mori në dorë edhe dosjen e Kajmakut.

Bëmat e prokurorit Kolë Hysenaj ju mund t’i lexoni më tej në këtë link https://dosja.al/magjistari-kole-hysenaj-ju-prezantojme-me-prokurorin-qe-funksionon-si-organizate-kap-ca-te-kapesh-kck/  por ajo që tashmë mund t’a themi me bindje është se ishte lufta brenda llojit ajo që ia hëngri “kokën” Agim Kajmakut. As Gazmend Bardhi, as Berisha vetë, nuk arritën dot që t’a bënin Kajmakun, një qytetar, që siç thoshte edhe Rama vetë “s’ka marrë kurrë një gjobë në jetën e tij”, t’ia mbathte nga sytë këmbët.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment