Politike

Kajmaku u shpall në kërkim, avokati i tij s’di se ku ndodhet, Isuf Shehu: Nuk kam informacion

11 Nëntor 2019, 12:44 Nga DOSJA
Kajmaku u shpall në kërkim, avokati i tij s’di se ku ndodhet,

TIRANË– Isuf Shehu, avokati i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim nga policia, është shprehur se nuk ka dijeni se ku ndodhet klienti i tij.

Në një prononcim për “Report tv”, Shehu është shprehur se nuk di asgjë për çështjen në fjalë dhe as për arsyet që i ka shkuar policia në banesë një ditë më parë. Avokati i Kajmakut shton më tej se do t’i drejtohet prokurorisë me anë të një shkrese zyrtare, për të marrë informacionin e nevojshme, në lidhje me klientin e tij.

Nuk e di ku ndodhet. Nuk kam informacion ku ndodhet Kajmaku. Nuk e di përse i ka shkuar policia në banesë një natë më parë. Do i drejtohem prokurorisë për të marrë informacionin e nevojshëm. Do i kërkoj Prokurorisë arsyet se përse është urdhëruar shpqërimi i tij,”- thotë Shehu.

Prokurori Kolë Hysenaj, ka firmosur një urdhër-arresti për Agim Kajmakun, që mban datën 8 nëntor 2019. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kajmaku është arratisur dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta gjatë 48 orëve të fundit për ta gjetur në adresat zyrtare që ai ka, dhe pavarësisht kontakteve me familjarët, ai nuk gjendet. Rezulton se Kajmaku ka fikur dhe telefonin dhe ka humbur kontaktet që prej të premtes, në përpjekej për t’i shpëtuar autoriteve ligjore.

Por pse kërkohet arrestimi i Agim Kajmakut?

Agim Kajmaku kërkohet nga prokuroria dhe autoritetet shqiptare, jo për mosdeklarimin e dënimit në formularin e dekriminalizimit, por për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë, Laureta Omeri dhe Hysen Brahimi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut isuf shehu shkarkohet agim kajmaku agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut isuf shehu shkarkohet agim kajmaku

Sondazh

Poll