Bota

Protestat e fermerëve/ Komisioni Evropian anulon planin për të përgjysmuar përdorimin e pesticideve

Fermerët evropianë kanë protestuar javët e fundit kundër rritjes së kostove, taksave, importeve të lira të ushqimit dhe kufizimeve për shkak të përpjekjeve të BE-së për të luftuar ndryshimet klimatike.

6 Shkurt 2024, 12:32 Nga M.B
Protestat e fermerëve/ Komisioni Evropian anulon planin për të
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozoi të martën tërheqjen e planit të BE-së për të përgjysmuar përdorimin e pesticideve, duke e quajtur atë një "simbol të polarizimit" pasi fermerët protestuan për kostot në rritje dhe faktorë të tjerë. Fermerët evropianë kanë protestuar javët e fundit kundër rritjes së kostove, taksave, importeve të lira të ushqimit dhe kufizimeve për shkak të përpjekjeve të BE-së për të luftuar ndryshimet klimatike.

"Fermerët tanë meritojnë të dëgjohe. Unë e di se ata janë të shqetësuar për të ardhmen e bujqësisë dhe të ardhmen e tyre si fermerë. Por ata gjithashtu e dinë se bujqësia duhet të kalojë në një model më të qëndrueshëm prodhimi në mënyrë që fermat e tyre të mbeten fitimprurëse në vitet në vijim", tha Von der Leyen.

Lobi i fermerëve evropianë COPA-COGECA përshëndeti vërejtjet e Von der Leyen.

“Komisioni i BE-së më në fund pranon se qasja e tij nuk ishte e duhura, dhe kështu forcon besueshmërinë dhe rëndësinë e dialogut aktual strategjik”, tha presidentja e lobit Christiane Lambert në një postim në platformën e mediave sociale X.

Javën e kaluar , pas protestave, BE propozoi një përjashtim nga rregullat që u kërkonin fermerëve të lënë një pjesë të tokës djerrë.

komisioni evropian protesta fermeret

Sondazh

Poll