Bota

Mbreti Charles u diagnostifikua me kancer, Sunak: Jam i tronditur

Sunak tha se ishte tronditur kur dëgjoi për diagnozën e mbretit dhe ai shpresonte se monarku do të ishte në gjendje të shërohej shpejt pasi sëmundja u kap herët.

6 Shkurt 2024, 10:04 Nga M.B
Mbreti Charles u diagnostifikua me kancer, Sunak: Jam i tronditur
Mbreti Charles dhe Rishi Sunak

BRITANI-Kryeministri britanik Rishi Sunak ka reaguar në lidhje me diagnostifikimin e mbretit Charles me kancer. Sunak tha se ishte tronditur kur dëgjoi për diagnozën e mbretit dhe ai shpresonte se monarku do të ishte në gjendje të shërohej shpejt pasi sëmundja u kap herët. Sunak tha për BBC Radio se ai ishte tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi.

"Të gjitha mendimet tona janë me të dhe familjen e tij. Ju e dini, fatmirësisht, kjo është kapur herët," tha Sunak.

Buckingham Palace tha të hënën se Charles, në fron për 18 muaj që nga vdekja e nënës së tij, Mbretëresha Elizabeth, do të shtynte angazhimet e tij publike për t'iu nënshtruar trajtimit pasi 75-vjeçari u diagnostikua me një formë kanceri. Djali më i vogël i Charles, Princi Harry, i larguar nga familja mbretërore, do të mbërrijë në Britani së shpejti dhe vëllai i tij i madh, trashëgimtari i fronit Princi William, pritet të ngrihet për të përmbushur disa nga detyrat e monarkut.


rishi sunak mreti charles

Sondazh

Poll