Bota

Kryeministri malazez takohet me Emmanuel Macron: Më tha se vendi ynë do të jetë anëtari i parë i radhës në BE

Pas takimit, Spajiç, e ka folur për një 'premtim' të dhënë nga presidenti francez.

6 Shkurt 2024, 09:45 Nga M.B

 

Kryeministri malazez takohet me Emmanuel Macron: Më tha se vendi ynë
Milojko Spajiç dhe Emanuel Macron

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka zhvilluar takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron të hënën. Pas takimit, Spajiç, e ka folur për një 'premtim' të dhënë nga presidenti francez.

“Macron tha se Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i radhës në Bashkimin Evropian”, i ka thënë ai radiotelevizionit të Malit të Zi, derisa takimin me Macron e ka përshkruar si fenomenal.

“Së pari ne do të punojmë në fushën e mbrojtjes, më pas ministrat e Shëndetësisë do të takohen në Paris për të punuar në pjesën e projekteve shëndetësore. Është edhe në kontekstin e infrastrukturës, zhvillimit të autostradave dhe hekurudhave, sikurse edhe ekologjinë. Presim zhvillime pozitive në marrëdhëniet bilaterale”, tha ai.

mali i zi franca

Sondazh

Poll