Bota

Sulm terrorist në Stamboll, vriten autorët, disa të plagosur, mes tyre dhe policë

6 Shkurt 2024, 10:48 Nga M.B
Sulm terrorist në Stamboll, vriten autorët, disa të plagosur, mes
Foto, Stamboll

STAMBOLL- Një sulm me armë është regjistruar në stacionin e policisë në Stamboll, pranë gjykatës Çaglayan. Agresorët një burrë dhe një grua kanë humbur jetën ndërsa disa të tjera kanë mbetur të plagosur, mes tyre 3 policë. Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital. Raportohet se forcat e sigurisë kanë rrethuar gjykatën për të mbrojtur njerëzit, ndërsa u dëgjuan shumë të shtëna.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya njoftoi se agresorët kanë vdekur dhe disa persona, tre prej të cilëve policë, u plagosën. Yerlikaya njoftoi se sulmuesit ishin anëtarë të DHKP/C, Fronti i Partise Revolucionare Popullore Çlirimtare.

stamboll sulm

Sondazh

Poll