Bota

Përdhunuan në grup 13-vjeçaren në Itali, Salvini propozon kastrimit kimik për 7 egjiptianët: Kura e vetme!

Sipas Salvinit e vetmja kurë është që ata t’i nënshtrohen kastrimit kimik.

6 Shkurt 2024, 10:38 Nga N.F

 

Përdhunuan në grup 13-vjeçaren në Itali, Salvini propozon
Matteo Salvini

 

ITALI- Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka dalë me një propozim për 7 të rinjtë egjiptianë të cilët përdhunuan në grup një 13-vjeçare. Sipas Salvinit e vetmja kurë është që ata t’i nënshtrohen kastrimit kimik.

“Një bandë prej shtatë egjiptianësh përdhunoi vajzën dhe ka vetëm një kurë: kastrimi kimik,” u shpreh ai.

Vajza e mitur u përdhunua më 30 janar rreth orës 19:30 në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë. Ajo kishte dalë për shëtitje me të dashurin e saj, i cili është 17 vjeç. Vajza dhe i dashuri i saj u tërhoqën zvarrë nga një grup të rinjsh në një tualet publik, ku dy prej tyre përdhunuan vajzën në grup ndërsa të tjerët mbanin të dashurin.

Nga 7 të arrestuarit tre prej tyre janë të mitur dhe akuzohen se kanë hyrë në Itali në mënyrë të paligjshme.  Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e cila shprehu zemërimin e saj për aktin e rëndë. Duke i përcjellë ngushëllimet viktimës dhe familjes së saj, ajo u zotua se drejtësia do të vendoset.

Salvini njoftoi se partia e tij Lega do të ofronte së shpejti një propozim për kastrimin kimik. Eurodeputetja e partisë, Annalisa Tardino, shtoi se kastrimi kimik është i nevojshëm për përdhunuesit dhe pedofilët. Ajo gjithashtu kërkoi që të dyshuarit të kthehen në Egjipt.

matteo salvini perdhun itali kastrim kimik

Sondazh

Poll