Bota

Ndihmat e Europës për Kievin, Borrell viziton sot Ukrainën

Mësohet se Borrell shoqërohet nga këshilltari i tij, Zaki Laidi, i cili njoftoi vizitën e tij në rrjetet sociale më herët.

6 Shkurt 2024, 10:20 Nga M.B
Ndihmat e Europës për Kievin, Borrell viziton sot Ukrainën
Josep Borrell

KIEV- Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka mbërritur në Kiev ditën e sotme, siç raportojnë mediat Ukrainase. Mësohet se Borrell shoqërohet nga këshilltari i tij, Zaki Laidi, i cili njoftoi vizitën e tij në rrjetet sociale më herët. Kjo është vizita e katërt e Borrell në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës në shkallë të gjerë.

Pas vizitës në Poloni, ai konfirmoi më 5 shkurt se ai do të shkojë në Ukrainë më pas, duke përsëritur thirrjet për më shumë ndihmë për Kievin.

josep borell lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll