Aktualitet

Orë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti për sot

Këto masa ajrore të ngrohta, rrezatimi diellor si dhe era jugore do të bëjë që sot dhe ditët në vijim temperaturat të pësojnë rritje, kryesisht në orët e mesditës.

6 Shkurt 2024, 07:11 Nga M.B
Orë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti për
Foto ilustruese

TIRANA- Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që edhe ditën e sotme të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell. Këto masa ajrore të ngrohta, rrezatimi diellor si dhe era jugore do të bëjë që sot dhe ditët në vijim temperaturat të pësojnë rritje, kryesisht në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim deri 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare arrin shpejtësi deri 10m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 0 deri 15°C,

Në zonat e ulëta 1 deri 20°C,

Në zonat bregdetare 6 deri 20°C.

 

parashikimi i motit

Sondazh

Poll