Art&Argëtim

VIDEO+FOTO/ Bebe Rexha në mbështetje të Dua Lipës: Jemi të dyja shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë

Dua ishte e nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele”, të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”. Ndërsa Bebe Rexha ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guetta.

6 Shkurt 2024, 07:58 Nga M.B
VIDEO+FOTO/ Bebe Rexha në mbështetje të Dua Lipës: Jemi
Bebe Rexha dhe Dua Lipa

SHBA- Mbrëmjen e 4 shkurtit u mbajt ceremonia e çmimeve “Grammy”, në Los Angeles ie cila u hap nga Dua Lipa. Këngëtarja me origjinë shqiptare këndoi dy këngët e saj, “Training Season”, e cila publikohet zyrtarisht më 11 shkurt, dhe “Houdini” tashmë një hit. Dua ishte e nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele”, të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”. Ndërsa Bebe Rexha ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guetta.

Në një intervistë që Bebe dha gjatë ceremonisë, pyetet për performancat që do të shfaqen atë natë, ajo pa dyshim tregoi një përkrahje të madhe për Dua Lipën.


“Më duhet të bëj një thirrje për shoqen time Dua Lipa, sepse ju e dini që ne të dyja jemi shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë. Jam shumë e emocionuar për performancën e saj dhe e di që ajo do të shkëlqejë”, tha Bebe.

dua lipa bebe rexha

Sondazh

Poll